Kampionati i kategorisë “Abissnet Superiore” 2023-2024 do të startojë nesër me ndeshjet e javës së parë.
Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që do të luhet nesër në orën 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:00.
Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi-Erzeni në orën 17:00 dhe derbi Dinamo-Tirana në orën 20:00.