-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama flet për Belerin dhe i çon një mesazh Greqisë: Sa të jem unë, s’ka shanse!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u shpreh se për PS-në dhe qeverinë është e panegociueshme që të ndërhyhet te sistemi i drejtësisë, referuar arrestimit të Fredi Belerit dhe presioneve nga Athina.

Kemi pasur mesazhe nga sistemi i drejtësisë, që unë e kam vlerësuar. Kemi pasur edhe një situatë le të themi të inflamuar për shkak të problemit me drejtësinë të kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë.

Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë, që drejtësia e re në Shqipëri, duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj.

Në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme sesa mbrojtja me të njëjtën mënyrë sikur kemi vepruar në raste të tjera, e qetësisë, të veprimtarisë së sistemit të drejtësisë.

Asnjë inteference nga do që të vijë mbi drejtësinë nuk do të gjejë as përkrahjen dhe as mirëkuptimin tonë. Ne nuk ndërhyjmë në sistemin e drejtësisë dhe nuk i komentojmë” tha ai.

Por si u përgjigjet ai kërcënimeve të Greqisë? “Reforma e drejtësisë në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e rëndë, gjëja më e paimagjinueshme deri përpara pak vitesh, që i ka ndodhur Shqipërisë.

Ky vend nuk ka pasur asnjëherë një drejtësi që të mos pyeste se “kush je”, por të vepronte mbi këdo qoftë dhe për herë të parë individë të lidhur me forcën në pushtet.

Unë jam shumë krenar për këtë që kemi bërë. Kur është fjala për individë që jo vetëm i kam njohur por edhe i kam pasur afër në nivelin personal nuk më vjen mirë, por në nivelin e detyrë, unë ndihem vetëm krenar.

Thënë të gjitha këto, nuk ka shans, të paktën sa të jem unë këtu, presioni mbi drejtësinë e re të ushtrohet dhe të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve apo insinuatave. Nuk ka shanse” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit