Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me rrëzimin e avionit ku mbetën të vdekur 10 persona mes tyre edhe kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Pas vdekjes së Prigozhin janë përhapur teori dhe supozime se ai nuk ishte në avion ose se ai nuk ka vdekur.
Gjithashtu për rrëzimin e këtij avioni është akuzuar Moska e cila sot i ka mohuar këto akuza.
Peskov u shpreh se kjo është një gënjeshtër pastër dhe ka akuzuar Perëndimin për këtë.
Gjatë telefonatës, Peskov i tha Will Vernon të BBC-së se kishte shumë spekulime rreth rrëzimit të avionit dhe vdekjes tragjike të pasagjerëve në bord.
“Në Perëndim sigurisht që ky spekulim vjen nga një kënd i caktuar. E gjithë kjo është një gënjeshtër e pastër.
Sigurisht që kur flasim për këtë çështje duhet të udhëhiqemi vetëm nga faktet. Nuk kemi shumë fakte për momentin, faktet duhet të sqarohen gjatë hetimit zyrtar që po kryhet tani,” u shpreh ai.
Peskov nuk e konfirmoi nëse Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar por shtoi se pritet të dalin hetimet e plota dhe atëherë do të japin një raport publik për ngjarjen.
Peskov tha gjithashtu se është e pamundur të thuhet nëse Vladmir Putin do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin, sepse presidenti ka një agjendë shumë të ngjeshur.