Një shqiptar i konsideruar shumë i rrezikshëm është arrestuar në Kolumbi. Sipas mediave të vendit në Amerikën Latine, personazhi u identifikua si Besnik Nikolli, por në botën e krimit ai njihej si “Niko” ose “El Gordo”.
Këto të dhëna janë marrë pas një hetimi nga Drejtoria e Specializuar kundër Trafikut të Drogës, e cila në bashkëpunim me policinë ka kryer operacionin në Santa Marta.
Shqiptari prej tetorit 2021 kërkohej nga autoritetet franceze nëpërmjet një qarkoreje të kuqe të Interpolit për krimi i trafikut të drogës.
“I arrestuari do të përfshihej gjithashtu në krime të pastrimit të parave dhe kërkohej në më shumë se 180 vende” shkruajnë mediat kolumbiane.
“Niko” sipas hetimeve kolumbiane ka qenë pjesë e strukturave të trafikut të drogës në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani. Me sa duket, prania e tij në Kolumbi synonte të krijonte kontakte me rrjetet e trafikut të drogës.
FOTO/ Kërkohej në 180 shtete, shqiptari i rrezikshëm “Niko” kapet në Kolumbi