-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Kërkohej në 180 shtete, shqiptari i rrezikshëm “Niko” kapet në Kolumbi

Kryesoret

Një shqiptar i konsideruar shumë i rrezikshëm është arrestuar në Kolumbi. Sipas mediave të vendit në Amerikën Latine, personazhi u identifikua si Besnik Nikolli, por në botën e krimit ai njihej si “Niko” ose “El Gordo”.

Këto të dhëna janë marrë pas një hetimi nga Drejtoria e Specializuar kundër Trafikut të Drogës, e cila në bashkëpunim me policinë ka kryer operacionin në Santa Marta.

Shqiptari prej tetorit 2021 kërkohej nga autoritetet franceze nëpërmjet një qarkoreje të kuqe të Interpolit për krimi i trafikut të drogës.

I arrestuari do të përfshihej gjithashtu në krime të pastrimit të parave dhe kërkohej në më shumë se 180 vendeshkruajnë mediat kolumbiane.

“Niko” sipas hetimeve kolumbiane ka qenë pjesë e strukturave të trafikut të drogës në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani.

Me sa duket, prania e tij në Kolumbi synonte të krijonte kontakte me rrjetet e trafikut të drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit