Një ngjarje e rëndë ka tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm Sarandën ku humbi jetën tragjikisht 17-vjeçari, Antonio Delilaj.
I riu humbi jetën për shkak të plagëve të marra pasi u zu poshtë nga ashensori i lokalit ku punonte. Mësohet se ai po transportonte disa koli ujë në momentin kur është shkëputur kavoja e ashensorit.
Po merrte ujë! Si e zuri poshtë dhe i mori jetën ashensori 17-vjeçarit në Sarandë?
Në lidhje me ngjarjen e rëndë është vënë në pranga 43-vjeçarin, Lulëzim Allkushi pasi mësohet se ai kishte montuar ashensorin.
Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i lokalit 37-vjeçari, Spiro Iljadhi i cili ia ka mbathur sapo ka ndodhur ngjarja.
Nga ana tjetër mësohet se viktima ishte i afërm me pronarin e lokalit ku punonte.
Nga kjo ngjarje e rëndë ka dalë edhe një her në vëmendje atentati 2 vite më parë i regjistruar në lokalin “Orange” ku u plagos pronari.
Në drejtim të lokalit u qëllua 20 herë nga të cilët disa plumba kapën edhe pronarin.
Iljadhi mori 20 plumba të cilat e kanë prekur në bark duke i sjellë dëmtime të rënda por që arriti të shpëtonte.
Nga të shtënat u plagos aksidentalisht edhe një pushues shqiptaro-amerikan i cili ishte kalimtar në ato momente.
Iljadhi njihet gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’. Lokali “Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend.
FOTO/ Punonte kamarier! Ky është 17-vjeçari që zuri poshtë ashensori në Sarandë