-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ra pa ndjenja gjatë shëtitjes, humb jetën një burrë, mjekët vonuan të shkonin në vendngjarje

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një i moshuar në bjeshkët e Prevallës.

Mësohet se 70-vjeçari kishte dalë për një shëtitje kur i është përkeqësuar gjendja.

Ai ra pa ndjenja dhe shoqëruesit e tij kanë thirrur menjëherë policinë, e cila bashkë me emergjencën kanë arritur në vendngjarje.

Për shkak të terrenit të vështirë ndihma mjekësore vonoi të shkonte në kohë në vend ngjarje ku për shkak të vonesës e gjetën të vdekur 70-vjeçarin.

“Sot në mëngjes, rreth orës 06:32 , në polici është raportuar se një person pasi që kishte dalë në bjeshkë në fshatin Prevallë, Prizren, iu kishte keqësuar gjendja dhe kishte rënë pa vetëdije.

Shoqëruesit e tij kanë njoftuar policinë. Policia bashkë me emergjencën me vështirësi kanë mbërritur në vendngjarje pasi që terreni ishte i vështirë dhe e pamundur që të shkohet me automjet.

Në momentin kur emergjenca ka mbërritur në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, B.M. mashkull, 70 vjeç,” thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit