Pjesët e këngëve të Ledrit dhe Dafinës me fjalët “T’i kom dhon krejt” dhe “M’i ke dhon krejt”, kanë bërë lëmsh të gjithë rrjetin.
Së fundmi ndjekësit e kanë pyetur Olta Gixharin në Instagram se cila është pjesa e preferuar nga kënga e Ledrit, Romeos dhe Klementit. Dhe aktorja ka thënë pikërisht fragmentin e mësipërm duke etiketuar Sarën.
Kjo e fundit e ka shpëndarë story-n në Instagram-in e saj duke shtuar:
“A nuk është super rresht? Pse njerëzit u mërzitën kur u bë koment nga vetë ai që e ka shkruar këtë rresht?,” duke iu referuar Ledrit.
Kujtojmë që disa ditë më parë vetë Ledri komentoi në një postim të Dafinës frazën “Ti kam dhënë krejt”. Pas kësaj, Dafina e ka fshirë komentin.