Pas vdekjes së tij kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin prej ditësh është kthyer në qendrën e vëmendjes.
Prigozhin humbi jetën së bashku me 9 persona pas rrëzimit të një avioni mbi Moskë. Por para se të vdiste duket se ai nuk e paska pasur frikë vdekjen madje në një video të publikuar së fundmi u shpreh se do të shkonte në ferr por edhe atje do të ishte më i miri.
“Ne të gjithë do të shkojmë në ferr, por do të jemi më të mirët në ferr”, dëgjohet të thotë lideri i ndjerë i mercenarëve.
Në video po ashtu dëgjohet zëri i bashkëpunëtorit të ngushtë të shefit të Wagner, Dmitry Utkin.
Numri dy i grupit të mercenarëve, që po ashtu vdiq në aksidentin ajror, shpreh mendimin e tij për vdekjen.
“Vdekja nuk është fundi, vetëm fillimi i diçkaje tjetër“, dëgjohet të thotë ai në video.