Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një plagosje në njësinë administrative Ostren në Bulqizë. Mësohet se pas në sherri të çastit 18-vjeçari, Aranit Alushi ka plagosur me thikë një 25-vjeçar me inicialet B. K.
Gjithashtu në tentativë për të qetësuar situatën mes dy të rinjve është plagosur lehtë edhe një person tjetër me inicialet K. K.
Të plagosur janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë 18-vjeçari është arrestuar dhe policia po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.