-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: “Pengmarrja e diplomës” ul interesimin për mjekësi

Kryesoret

Ligji i ri për mjekësi në Shqipëri, që detyron studentët që pas përfundimit të studimeve të punojnë për pesë vjet në shtet dhe më pas të pajisen me diplomë, vlerësohet se është një prej faktorëve që kanë ndikuar në uljen e interesimit të maturantëve që të studiojnë në degën e mjekësisë së përgjithshme.

Sivjet, sipas të dhënave të Rrjetit Akademik Shqiptar, 1.734 maturantë kanë aplikuar në këtë degë, shifër më e ulët krahasuar me vitin paraprak kur kishte pasur 3.183 aplikime.

Ralf Lleshi, ka përfunduar maturën në shkollën “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Ai ka aplikuar në degën për mjekësi të përgjithshme, por edhe në degë të tjera. Sipas ligjeve aktuale, maturantët shqiptarë mund të aplikojnë deri në dhjetë degë studimi dhe më pas të vendosin se në cilën degë duan të studiojnë.

Lleshi thotë se është në pritje të vendimit nëse është pranuar në degën e mjekësisë së përgjithshme, por shpreh mëdyshje nëse do të zgjedhë këtë drejtim.

“E dëshiroj si degë, por është pak shqetësuese që nuk merr dot diplomën pasi përfundon studimet, deri pas pesë vjetësh punë. Kam pikëpyetjet dhe dyshimet e mia për mënyrën si do të zbatohet ky vendim, edhe pse e kuptoj që duhen marrë masa për të ndalur largimin e mjekëve,” thotë Lleshi për Radion Evropa e Lirë.

“Jam human si natyrë, më pëlqen t’i ndihmoj të tjerët dhe për këtë arsye më pëlqen mjekësia. Megjithatë, preferencë kryesore kam vendosur degën e inxhinierisë informatike. E shoh më të volitshme për të ardhmen, më pak vite shkollë, më shumë mundësi punësimi në një kohë të shpejtë,” thotë maturanti, që është në pritje të përgjigjes pas aplikimit për të vazhduar studimet universitare. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit