Në pyllin me pisha në Krastë të Krujës është bërë i mundur neutralizimi dhe shuarja e vatrës aktive të zjarrit.
Mësohet se zjarri i rënë që mbrëmjen e djeshme ishte aktiv të paktën deri në mesditën e sotme.
Flakët kanë djegur 8 hektarë pyje, por sot vatra është neutralizuar dhe vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse pavarësisht terrenit të vështirë.
Ndërkaq në lidhje me këtë zjarr mësohet se deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar apo shoqëruar nga policia.