-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasësi shqiptar nga qelia live në TikTok, “Daily Mail”: Flirte me telefonin e kontrabanduar me dronë

Kryesoret

Një i dënuar shqiptar, Eugert Merizaj është kthyer në vëmendjen e mediave ndërkombëtare sidomos atyre britanike pasi ai nga qelia transmeton vazhdimisht live në tik-tok.

Merizaj është i dënuar 32 vite burg për vrasje por kjo nuk e ka ndaluar të kontrabandojë një telefon dhe të futet në TikTok të flirtojë me gra dhe të luajë lojëra online, pavarësisht se celulari në burg nuk lejohet.

Mediat britanike denoncojnë rastin e një shqiptari të dënuar për vrasje, i cili transmeton live në rrjetin social tik-tok nga qelia e burgut në Britaninë e madhe.

Siç shkruan Daily Mail i dënuar me 32 vjet burg për vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, po merr ‘dhurata’ virtuale nga admiruesit, të cilat ai mund t’i këmbejë me para.

Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj ka transmetuar vazhdimisht biseda 5-minutëshe drejtpërdrejt çdo ditë gjatë javëve të fundit.

Në një shkelje befasuese të sigurisë, ai u mburr se telefoni i tij ishte hedhur në burgun e tij në Mançester me dron dhe se ai e fsheh atë brenda një tualeti.

Eugert Merizaj u dënua për porositjen e  vrasjes së regjistruar më14 shtator të vitit 2019 pas prishjes së pazareve të drogës mes bandës së shqiptarëve dhe një 30-vjeçari nga Kurdistani, babai i dy fëmijëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit