-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy makina thyejnë “postbllokun” në Tiranë! Hedh pistoletën dhe ikën me vrap

Kryesoret

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, hodhi në tokë një armë zjarri pistoletë dhe u largua, identifikohet dhe shpallet në kërkim 27-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas që qarkullonin me një automjet tjetër.

Gjatë operacionit, te Kodra e Diellit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dy automjete të cilave iu kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesit e tyre nuk iu janë bindur urdhrave dhe kanë tentuar të largohen.

Njëri prej tyre ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap duke hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, ndërsa drejtuesi tjetër është kapur dhe ndaluar bashkë me pasagjerin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit