-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Familja euroatlantike është familja jonë”, Presidentja Osmani flet në Forumin “Alpbach”

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në panelin kryesor të Forumit Evropian Alpbach 2023, që po mbahet në Alpbach të Austrisë, ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme.

Osmani duke folur për një Evropë të guximshme, e cila është tema e sivjetme e Forumit, ka shkruar se kishte nderin të diskutojë në panelin kryesor, së bashku më përfaqësues të shteteve të tjera.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme. Pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën. Familja euroatlantike është familja jonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Forumi Evropian Alpbach është ndër institucionet më prestigjioze në Evropë, i cili nga viti 1945, mbledhë çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota për të diskutuar idetë për një Evropë më të fortë dhe më demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit