Foto ilustruese
Një makinë policie në Fier është përfshirë në një aksident mesditën e sotme, por fatmirësisht pa pasoja të rënda, vetëm dëme materiale. Sipas policisë, makina tip “Suzuki” me drejtuese një grua 37 vjeçe u përplasur me “Hyundai”-n e policisë.
“Rreth orës 13:00, në lagjen “Sheq i Vogël”, automjeti tip “Suzuki” me drejtuese shtetasen R. H., 37 vjeçe, banuese në Fier, është përplasur me automjetin e Policisë tip “Hyundai” me drejtues punonjësin e Policisë F. G., 29 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale” njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.