-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I riu që i hodhi Rita Orës flamurin serb: Ma mori flamurin nga dora, doja të beja thjesht video

Kryesoret

Këngëtarja Rita Ora është tashmë në qendër të vëmendjes pas ngjarjes në koncertin e saj në Hungari ku për disa çaste performoi me flamurin serb në duar.

Fansi që supozohet t’i ketë dhënë flamurin, i quajtur Borivoje, ka folur në një intervistë për Telegrafin e Serbisë dhe ka shprehur përshtypjet e tij lidhur me ngjarjen.

“Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe, kam shkuar në festivalin SZIN dhe flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete. E kam futur pa problem, në Szeged i duan shumë serbët dhe nuk kanë bërë asnjë problem,” tha Borivoje.

“Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video për në Instagram me flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës. Më befasoi edhe ajo, ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video për TikTok. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje,” tha i riu.

Ai ka treguar se më pas nuk ka pasur asnjë problem dhe se pas koncertit ka biseduar me një shqiptar që ka parë gjithçka dhe i ka thënë se ishte shumë i zhgënjyer nga Rita.

“Nuk pata asnjë problem pas kësaj. Unë pas koncertit fola me një shqiptar dhe i thashë se ajo ma mori flamurin nga dora, dhe ai tha se nuk ishte faji im dhe se ishte shumë i zhgënjyer prej saj,” shton Borovioje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit