Hetimi dhe dënimi i pastrimit të parave në Shqipëri ka dështuar. Institucionet përgjegjëse për të luftuar këtë aktivitet kriminal kanë sjellje formaliste, ndërkohë që, numri i atyre që janë dënuar, është minimal. Pavarësisht shifrave demonstrative për rastet e zbuluara, pasurive të sekuestruara, dosjet, që përfundojnë në gjykatë, janë të pakta.
Shumica e të akuzuarve përfundojnë duke u dënuar me shërbim prove, pasi kanë marrë mbrapsht edhe pasurinë e sekuestruar. Për këtë arsye, që nga shkurti i vitit 2020, Moneyval, mekanizimi i Komisionit Europian Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, e përfshiu Shqipërinë në listën “gri”, ku janë vendet me rrezik të lartë të pastrimit të parave.
Paraditen e 9 shkurtit 2021, Policia e Shtetit shpërndau një njoftim me titullin “Finalizohet operacioni policor, i koduar “Transferta e gabuar”, sipas të cilit Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kishte sekuestruar mbi 6 milionë euro pasuri, që kishin si burim veprimtarinë kriminale.
Gjithnjë sipas njoftimit, si pasojë e hetimit të nisur që nga viti 2016 (plot 5 vite), ishin arritur të sekuestroheshin 10 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 1 apartament, 5 dyqane, 2 bar-restorante dhe disa biznese call center. Vlera e pasurisë, rreth 6 milionë euro, dyshohej se ishte përfituar nga trafiku i narkotikëve.
Pak minuta më pas Prokuroria e Tiranës publikoi një tjetër njoftim më të detajuar, nëpërmjet të cilit rendiste asetet e sekuestruara e “i binte gjoksit” për këtë sukses. Bëhet fjalë për dosjen penale të Alban Xhepës. Por, pa u mbushur një vit nga buja për sekuestrimin e 6 milionë eurove pasuri, më 26 janar 2022, Prokuroria e Tiranës, madje i njëjti prokuror, pushon hetimet… (lexo KETU shkrimin e plote).