Arrestohet në Tiranë Valter Çela me qëllim ekstradimin drejt Italisë. 40-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Perugia e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike”, (kryesisht kokainë), “Mbajtje, prodhim, shpërndarje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike” (kokainë), kryer në bashkepunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.