Një person është arrestuar në Kurbin për vrasje nga pakujdesia. Ai është Isa Lama 59 vjeç, banues në fshatin Shullaz dhe ngjarja u zbulua pas një viti hetime.
Ylli Tafili në 18 gusht të vitit të kaluar u gjet nga familjarët në një kanal pranë shtëpisë. U dërgua në spital, por vdiq.
Sipas policisë, Tafili gjatë një debati verbal Tafili ra në kanal. Autori u largua me shpejtësi pa i dhënë ndihmë.
“Nga hetimet ka rezultuar se, Ylli Tafili dhe Isa Lama ishin konfliktuar verbalisht me njëri – tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti Tafili ka rënë në kanal, ndërsa Isa Lama është larguar menjëherë, pa i dhënë ndihmë” thotë policia.
Nga hetimet autori dhe viktima ishin banor të fshatit Shullaz, Kurbin, dhe ishin konfliktuar per kullotën e bagëtive.