-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet data e aplikimeve për në Akademinë e Sigurisë, ndryshon kriteri i moshës

Kryesoret

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka njoftuar shtyrjen deri më 15 shtator të afatit të aplikimeve për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë.

Përveç shtyrjes së datës, njoftohet se ka ndryshuar edhe kriteri i moshës ku do të pranohen individë të moshave nga nga 30 vjeç në 35 vjeç si aplikantë në Akademinë e Sigurisë.

“Shtyhet deri më datë 15.09.2023, afati i aplikimeve dhe ndryshon kriteri i moshës, për shtetasit që aplikojnë për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, të cilët kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në ato kompjuterike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në këto degë,” thuhet në njoftim.

“Nisur nga kërkesat e shumta, të adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme, për rishikimin e kriterit të moshës për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, Ministri i Brendshëm, ka miratuar urdhrin për ndyshimin e kriterit të moshës, nga 30 vjeç në 35 vjeç, si dhe për shtyrjen e afatit të aplikimeve, deri më datë 15 shtator 2023, për t’iu dhënë mundësinë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit,” saktëson njoftimi i policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit