Një tjetër ngjarje me dy italianë të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Sarandë. Një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy turistët.
Automjeti tip “Volkswagen” me drejtues 19 vjeçarin Orest Zhgabi është përplasur me motorin tip “Dayang” me drejtues italian Giorgo Vania 24 vjeç.
Si pasojë është plagosur ky i fundit dhe pasagjerja Maria Pedroni 25 vjeçe që kanë mbetur të shtrirë në rrugë për disa minuta.
Më pas janë transportuar drejt urgjencës së Sarandës. Pak ditë më parë në Sarandë vdiqën dy turistë italianë si pasojë e një aksidenti në Ksamil.