Duket se ‘drama’ e Ledrit, Dafinës dhe Sara Hoxhës po vazhdon ende. Shkak është bërë veprimi i fundit i reperit në një nga koncertet e tij të fundit e cila ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Teksa po performonte në skenë, Dj i vendosi artistit këngën ‘Tonight’ e cila është një bashkëpunim i realizuar me Dafinën vite më parë. E i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Ledrit sapo kuptoi se për cilën këngë bëhet fjalë duke u kthyer nga Dj ku i kërkoi ta ndryshonte këngën.
Kujtojmë se e gjithë përplasja mes Ledrit dhe Dafinës nisi prej vargjeve “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm”, të cilat janë në njëjta në këngën e Dafinës “Si Mua” dhe Ledrit “E keni dit”, të cilat në rrjet u morën si dedikime për njëri-tjetrin.