-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni ndërmjetëse mes Ramës dhe Mitsotakis?

Kryesoret

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Mitsotakis pritet të ketë një takim të rëndësishëm të martën në Pallatin Maksimos. Ai do të presë për një darkë pune kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni “me të cilën mund të jenë të ndarë politikisht, por ajo është ende lidere e një prej superfuqive ekonomike të Evropës” shkruan gazeta.

Por “Tovima” shkon më tej. Nisur nga pushimet që kaloi Meloni në jug të Shqipërisë dhe krisjes së raportit mes Edi Ramës dhe Mitsotakis, gazeta thotë se Meloni mund të jetë një kanal komunikimi mes dy kryeministrave për të shtensionuar situatën.

Në sfond ka edhe diçka tjetër, vendimtare për qeverinë greke. Meloni ruan marrëdhënie shumë të ngushta me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili së fundmi e priti edhe në “rivierën shqiptare”.

Duke pasur parasysh qëndrimin e Ramës për çështjen e minoritetit grek dhe këmbënguljen e tij për çështjen Beleri, një kanal komunikimi mes Athinës dhe Romës ka dobinë e tij. Se cili do të jetë rezultati do të shihet, ndoshta së shpejti” mbyllet shkrimi.

Gazeta greke: Ka tre skenarë për fatin e Fredi Belerit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit