-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ballkani në 2030-tën në BE”! Hungaria: Duhet të futet që nesër

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u shpreh dje se Bashkimi Europian duhet të jetë gati që të pranojë anëtarë të rinj në vitin 2030. Kjo ka sjellë reagime jo vetëm në Bruksel, por edhe tek vendet anëtare, mes tyre Hungaria, që kërkon anëtarësimin e menjëhershëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, duke folur në një panel të forumit strategjik në Bled të Sllovenisë bashkë me përfaqësues të tjerë të vendeve të BE-së, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të pranimit për ta bërë bllokun europian edhe më të madh dhe fuqishëm në skenën globale.

Zgjerimi është një domosdoshmëri. Procesi duhet të përshpejtohet sa më shumë që të mundet. Ne dëgjuam afatin 2030 dje. Pse të mos ndodhë që nesër? Çfarë na pengon ne që ta themi këtë? Ne duhet t’i përfshijmë të gjitha vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian në vend që të presim deri në vitin 2030.

Le t’i hapim të gjitha kapitujt. Është një historik shumë i keq në vitet e fundit pasi ne nuk kemi qenë në gjendje të hapim kapituj me vendet Kandidate. Ne duhet të anëtarësojmë Ballkanin Perëndimor dhe bashkë me të, blloku do të jetë më i madh. Ne do të jemi më të fuqishëm”, tha Peter Szijjarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë.

“Anëtarësimi më 2030”! Ka debat mes BE-së: Mos shikoni afatet, por kriteret

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit