Vrasja e 23-vjeçarit Klajdi Bitri në Ankona është ndër lajmet kryesore në mediat italiane. Shqiptari u fut për të shuar një sherr me qëllim mbrojtjen e një italiani, që u sulmua nga një algjerian për shkak të debatit për një parakalim.
Në ndihmë të Klajdit, shkoi edhe vëllai i tij, por nuk mundi të parandalonte ngjarjen e rëndë. 27-vjeçari algjerian Molloul Fatah u shpreh në gjykatë se qëlloi për vetëmbrojtje me shtizë pasi përballë kishte tre persona, dy shqiptarët dhe italianin.
“Kam marrë shtizën për t’u mbrojtur, ata ishin tre. Nuk mendoja se do ta kisha vrarë. Doja të shpëtoja veten. Nuk mund ta besoj, drithërohen vetëm duke e menduar” deklaroi ai.
Gruaja e italianit që u bë shkak për sherrin tregoi për autoritetet versionin e saj të ngjarjes. “Algjeriani e ka goditur me shqelma dhe grusht burrin tim. Ai hapi bagazhin, nxori mjetin dhe qëlloi Klajdin. Në mes të gjoksit” tha ajo.
“Më çoni të ngre çunin në këmbë”! Nëna në spital, s’e di që djali i ka vdekur, i ati dridhet!