-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazh për drejtësinë? Rama: Nuk ka shans të sekuestrohet “Sterilizimi”

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ishte sot në spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë në një nga 17 centralet e krijuara për sterilizimin, koncesion 100 mln dollarësh që po e heton SPAK dhe që deri tani ka çuar pas hekurave ish-zv/ ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Nën hetim është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Edi Rama tha se SPAK-u të vazhdojë hetimet dhe në krahun tjetër koncesioni vazhdon punën.

Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët. Midis përfitimit të madh që ka pasur sistemi dhe çfarëdo qoftë individë të caktuar mund të kenë bërë pas shpine, që është çështje e tyre me drejtësinë” tha Rama.

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erion Bani kërkoi vënien në lëvizje të ILDKPI-së për të shpallur të pavlefshme kontratën e “Sterilizimit” mbasi u firmos në kushtet e konfliktit të interesave. Por sot Edi Rama duke përdorur sipas tij shqetësimin e mjekëve çoi një mesazh të qartë; nuk ka shans.

Kur ndodhi ajo që u lajmëruan masat për grupin që bënë procesin, kam marrë disa mesazhe nga mjekë, që ishin të shqetësuar se mos sekuestrohet dhe bllokohet kjo gjë. Kjo nuk është pjesë fare e kësaj gjëje dhe nuk ka shans. Kjo është jo vetëm e garantuar, por duhet ta përsosim në nivelin më të lartë” tha ai.

“Mjekët janë shqetësuar”! Rama mesazh të koduar që të mos preket “Sterilizimi”?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit