-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në punë, 5 minatorë të vdekur pas rrëshqitjeve të dheut

Kryesoret

Të paktën gjashtë minatorë ari që punonin në një breg lumi, pesë prej të cilëve humbën jetën, u zunë poshtë nga një rrëshqitje dheu në verilindje të Bolivisë, sipas banorëve që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Tragjedia ndodhi pasditen e së dielës pranë Mapiri, i cili administrativisht i përket prefekturës së kryeqytetit La Paz. Pamjet treguan banorët duke u përpjekur të nxirrnin trupat e viktimave nga balta në breg të lumit.

Ministri Eduardo del Castillo tha gjatë një konference për shtyp se hetimi po vazhdon, pasi ekziston frika se mund të preken edhe punëtorë të tjerë.

Minatorët e arit, sipas autoriteteve, punonin në mënyrë të ligjshme, ishin anëtarë të një kooperativë që ka marrë licencën për të shfrytëzuar vendburimet e arit në zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit