Për Sali Berishën nuk ka asnjë dyshim. Ai u shpreh sot se Edi Rama me mbrojtjen që i bëri dje koncesionit, faktoi se sterilizimi është biznesi i tij dhe Ilir Beqjes.
Më tej, ish-kryeministri tha se kontrata e sterilizimit është e pavlefshme për shkak të konfliktit të interesit.
“Sterilizimi ju ka kushtuar shqiptarëve gjer sot 79 mln euro, 4 herë më të kushtueshëm se sa në Gjermani. Edi Rama doli dje si krimineli që kthehet në vendin e krimit, duke faktuar se sterilizimi është biznesi i tij dhe Beqjat sepse ai dje mbrojti aferën e tmerrshme korruptive.
Edi Rama mori dje publikisht një akt flagrant të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila me shumë të drejtë pasi ka njohur dosjen ka kërkuar anulimin e kontratës si akt fund e krye korruptiv, si vepër e mirëfilltë penale.
Edi Rama dje me sulmin ndaj gjykatës kishte si mesazh të prerë; mjerë ai që guxon të prekë pronën time. Kontrata e sterilizimit është e pavlefshme për shkak të konfliktit të interesit, kostoja 80 herë më e lartë se në shtet” tha ai.