-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është 29-vjeçari që u nis për vrasje! E shkuara e errët

Kryesoret

Një 29-vjeçar i dyshuar për zhdukjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në muajin maj në Sarandë, është arrestuar këtë të mërkurë nga policia e Fierit për një vepër tjetër kriminale.

29-vjeçari Albi Mecini u arrestua në flagrancë në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”, pasi iu gjetën në automjet 2 çanta me 21.3 kilogramë lëndë plasëse të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse.

Policia bën me dije se sekuestroi 2 automjete, 2 çanta me lëndën plasëse, 3 bidonë me benzinë dhe 4 aparate celularë.

Gjithashtu u arrestua një 27-vjeçar, si dhe u shpall në kërkim një 25-vjeçar të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të 29-vjeçarit.

Albi Mecini rezulton emër i njohur për drejtësinë. I riu nga Kamza ka qenë i dënuar më parë për dhënie ndihmë 4 persona dhe për largim nga burgu i Drenovës, mes tyre Admir Tafilit.

Merr fund misteri! Policia: Ky është njeriu që rrëmbeu “Koçolen” dhe shokun e tij

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit