Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një deklaratë të bërë para ambasadorëve të shtetit të tij nëpër botë, ka folur edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe specifkisht dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti francez ka paralajmëruar se Parisi dhe Berlini zyrtar mund të “rishikojnë politikën e vizave” nëse Kosova dhe Serbia s’do të veprojnë me përgjegjësi karshi kërkesave ndërkombëtare për dialogun dhe veriun.
Shefi i shtetit francez ka thënë se bashkë me Gjermaninë do të qëndrojnë vigjilent karshi kësaj çështje dhe në përgjithësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Rishikim të politikave për vizat”, nga Qeveria Gjermane flasin për Express pasi Macron paralajmëroi Kosovën e Serbinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një adresim të bërë para ambasadorëve të shtetit të tij nëpër botë, ka folur edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe specifkisht dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti francez ka paralajmëruar se Parisi dhe Berlini zyrtar mund të “rishikojnë politikën e vizave” nëse Kosova dhe Serbia s’do të veprojnë me përgjegjësi karshi kërkesave ndërkomëbtare për dialogun dhe veriun. Shefi i shtetit francez ka thënë se bashkë me Gjermaninë do të qëndrojnë vigjilent karshi kësaj çështje dhe në përgjithësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Lidhur me këtë deklaratë të presidentit të Francës, Gazeta Express ka pyetur Berlinin, qeverinë që drejtohet nga kancelari Olaf Scholz.
Një zëdhënës i Qeverisë Gjermane i ka thënë Gazetës Express se nuk do të komentojnë lidhur me deklaratat e bëra nga Presidenti i Francës, apo rreth përmbajtjes së diskutimeve në mes të Scholz dhe Macron.
“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që nuk do të komentojmë komentet e presidentit Macron apo përmbajtjen e bisedimeve mes kancelarit Scholz dhe presidentit Macron”, ka thënë për Express një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.
Osmani i përgjigjet Macronit: Nëse pezullon vizat, vret dialogun me Serbinë!