Një e moshuar ka rënë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e saj në Zakynthos mëngjesin e sotëm.
Sipas mediave greke, ka qenë ora 04:00 pas mesnate, kur dy burra kanë hyrë në shtëpinë e 83-vjeçares, e cila jeton e vetme në fshatin Skoulikado.
Autorët pasi kanë rrahur të moshuarën dhe i kanë marrë 300 euro, kanë tentuar ta mbytin me jastëk, por 83-vjeçarja ka reaguar dhe kafshoi njërën prej tyre në dorë.
E moshuara, e cila po trajtohet në spitalin e Zakynthos, i ka thënë policisë se grabitësit ishin dy meshkuj ngjyrë.