-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia do “kokën” e tij! Kush është “zoti i drogës” që u arrestua në Durrës?

Kryesoret

Arrestohet Alket Hatija në Durrës. I cilësuar nga italianët si “zoti i drogës” 50-vjeçari nga Shijaku u prangos ditën e sotme. Beteja e tij me drejtësinë është e gjatë. Italia e kërkon pasi e ka dënuar 20 vite burg për trafik droge. Në 2017 Hatija u arrestua me kërkesë të autoriteteve italiane, por brenda katër ditëve u lirua. Hatija tha se për të njëjtat vepra penale e ka kryer njëherë një dënim në Shqipëri.

Dënimi për të u dha pasi akuzohet për transportimin në Milano, në vitet 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë, ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro. Kërkesa për ekstradimin e tij në Itali nuk u pranua nga gjykatësi Petraq Curri duke e liruar 6 vite më parë.

Gjykata e Apelit të Durrësit rrëzoi vendimin e shkallës së parë për Alket Hatinë dhe vendosi rikthimin e tij në qeli për qëllime ekstradimi, por tashmë ishte arratisur. Gjykata e Lartë rrëzoi Apelin. Hatija e çoi nga arratia në Kushtetuese, por edhe gjykata më e lartë në vend, vitin e kaluar e rrëzoi duke i hapur rrugën ekstradimit.

VIDEO-Si u kap “zoti i drogës” me pantallona të shkurtra në Durrës?

Alket Hatija u arrestua për herë të parë në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane. Çështja u transferua në Shqipëri dhe pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010. Hatija u lirua para kohe nga burgu në vitin 2014, pasi gjykata e quajti të drejtë kërkesën e tij për ta shlyer pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi për shkak se “bashkëshortja vuante nga sëmundje kronike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit