Këngëtari Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga Big Brother Vip 2.
Së fundmi teksa po festonin 30 vjetorin e prindërve të Kiarës, nga videot dhe fotot e publikuara u shtuan aludimet se çifti do të bëhen prindër.
Kjo pasi Kiara shfaqet me barkun e rrumbullakosur i cili bie menjëherë në sy edhe nga veshja e moderatores.
Edhe pse pak javë më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një video-live në instagram sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, pamjet e fundi tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri.
“Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”- u shpreh Luizi në video-live