-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas “djegies” së 110 milionë eurove, qeveria rikthehet te ndarja në burim!

Kryesoret

Gjashtë bashki në vend do të jenë pjesë e një projekti që do të ketë në thelb ekonominë qarkulluese. Një marrëveshje që ka kaluar tashmë në Kuvend mes palës shqiptare dhe asaj gjermane nënvizon se përveç një ndihme financiare prej 6.5 milionë eurosh, do të vihen në dispozicion edhe shërbime, personel dhe materiale. Bashkitë që do të jenë përfituese të këtij projekti nuk bëhen të ditura në relacionin e publikuar.

Marrëveshja për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri” është një marrëveshje granti, e cila do të alokohet nga qeveria gjermane për mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për zhvillimin e instrumenteve ekonomike (p.sh. taksat e landfillit, subvencionet për impiantet e kompostimit).

Këto instrumente duhet të mbështesin ndalimin e asgjësimit të mbetjeve organike (të patrajtuara) në landfille, në përputhje me direktivën e BE-së për landfillin” thuhet në relacionin e qeverisë shqiptare që shoqëron marrëveshjen tashmë të dorëzuar në Kuvend dhe në pritje të miratimit.

Projekti do të ketë ndër të tjera në objektiv të tij përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE sa i takon pjesës së ekonomisë qarkulluese e cila në vendin tonë është një fraksion i vogël në fazë embrionale.

Së dyti sipas relacionit synohet krijimi i sistemit të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, për rrjedhat specifike të mbetjeve. Së treti ndërmarrja e masave zbatuese për sistemin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve në bashkitë partnere dhe së fundmi përmirësimi i efikasitetit të burimeve, dizajnit ekologjik si dhe prodhimit të gjelbër.

Shkrimi i plotë në MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit