Një pjesë e vendit mëngjesin e sotëm u përfshi nga moti i keq. Por si do të jenë kushtet atmosferike në vazhdim?
Sot pasdite (e mërkurë, dt.30) dhe nesër (e enjte, dt.31) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun e Lezhës, mesatare ose të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Dibër dhe Durrës, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera, sipas IGJEUM-it.
Në disa nga qarqet reshjet pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 26 °C
në vendet e ulëta: 17 / 27 °C
në vendet malore: 11 / 24 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por për momente deri e fortë, sidomos në bregdet.