-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UEFA Champions League, mësohen tre skuadrat e para që kalojë në fazën e grupeve

Kryesoret

Galatasaray i falet sërish Mauro Icardit për të kaluar Molden e Norvegjisë edhe pse në ndeshjen e dytë play off të Champions League fitoi 1-1, duke u pozicionuar direkt në fazën e grupeve.

Skuadra turke dominoi edhe në Stamboll ku sulmuesi argjentinas zhbllokoi ndeshjen që në pjesën e parë duke regjistruar rrjetën e dytë në 180 minuta dhe një biletë në xhep për gjigandët turq që rikthehen të luajnë në një kompeticion të rëndësishëm si Champions League. Kualifikimi u arrit me golin e Angelinos në fund por edhe falë triumfit 3-2 në ndeshjen e parë.

Nuk arrin t’ia dalë mbanë Panathinaikos që u ndal sërish nga Braga në Athinë. Pas fitores 2-1 të luzitanëve në ndeshjen e parë, grekët u mundën 0-1 dhe nuk arritën të bënin më shumë në atë të kthimit duke i dhënë lamtumirën Champions League por do ta vazhdojnë rrugëtimin në grupet e Europa League.

Konfirmime vijnë nga Zvicra ku Young Boys dominoi Maccabi Haifa 3-0 dhe pas barazimit në Izrael, arrijnë të kualifikohen në fazën e grupeve. Sot do të luhen edhe tre sfidat e fundit për tre vendet e mbetura; PSV-Rangers, AEK-Antwerp dhe Copenhagen-Rakow.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit