Vazhdon që të shkaktojë reagime dhe debate deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për të vendosur vitin 2030 si afatin për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi u shpreh sot se theksi nuk duhet të vendoset tek data, por përparimi që duhet të bëjnë vendet kandidate. Megjithatë, Varhelyi theksoi se mirëpret faktin që më në fund këshilli i BE-së është angazhuar në këtë proces.
“E mirëpres që Këshilli dëshiron të angazhohet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të realizuar Zgjerimin. Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt Zgjerimit të vitit 2030” shkruan Oliver Varhelyi në një postim në rrjetet sociale, që është thelbi i një interviste që ka dhënë për mediat.
Postimit i është përgjigjur Edi Rama. Kryeministri i Shqipërisë thotë se komisioneri nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira dhe se po ndjek debatin brenda BE-së për datën.
“Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadalshëm i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë – pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëndimor mund të durojnë më mirë gjatësinë e udhëtimit duke ndjekur një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur. Le të dëgjojmë se çfarë është më pas” shkruan Rama me ironi.
OUR COMMISSIONER who never let our region down, especially in tough times🫡
One must admit that after President’s Michel unexpected straight talk speech at the Bled Strategic Forum the slow EU bus is becoming an interesting place to stand even without a free seat – no doubt… pic.twitter.com/M2eUHghl6g
— Edi Rama (@ediramaal) August 31, 2023