Sali Berisha deklaron se djali i nënkryetares së Bashkisë Shijak, Robert Domi është një prej të arrestuarve të një operacioni policor, ku u sekuestrua 1 kg kokainë.
Sipas Berishës, i cili citon burime nga “qytetari digjital”, vetë kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, ka qenë në polici duke negociuar lirimin e Domit.
Sipas policisë, Domi dhe dy personat e tjerë të arrestuar furnizonin me kokainë disa rrjete shpërndarësish.