Të paktën 52 persona kanë vdekur pasi zjarri shpërtheu në një bllok pallatesh në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Gjithashtu, janë plagosur më shumë se 40 persona të tjerë.
Autoritetet afrikano-jugore thanë se nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin në pallatin 5-katësh, në qendër të qytetit.
Zëdhënësi i emergjencave civile, Robert Mulaudzi, tha se disa persona janë shpëtuar nga zjarrfikësit, ndërsa po vijon kërkimi për viktima të tjera.