Policia e Tiranës ditën e sotme ka sekuestruar një sasi kokaine, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona. Mes tre të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “Three stars” është edhe Robert Domi. BalkanWeb thotë se Robert Domi është djali i ish-nënkryetares së bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi.
Domi shërbente si nënkryetare e bashkisë së Shijakut deri në vitin 2018, ku u largua nga detyra dhe tani është pedagoge. Domi u vu në pranga së bashku me dy të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish. Atyre iu sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.
EMRAT+FOTO/ Ja kush janë tre çunat e kokainës me “tre yje” në Tiranë