Arkivoli i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar të vrarë të dielën e kaluar në Sirolo nga një shtizë në zemër nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, u largua nga morgu i rajonit pak pas orës 14.
Arkivoli i punëtorit të ri që u vra duke mbrojtur shokun italian doli nga morgu nën duartrokitjet e miqve të tij.
Makina me trupin është nisur drejt portit, ku në orën 17:00 anija do të niset për në Shqipëri për të sjellë 23-vjeçarin në atdhe ku do të prehet.
Ditët e fundit nisi edhe një mbledhje fondesh në internet për të mundësuar transportin, sipas mediave italiane.
Niset për në Shqipëri trupi i Kjadit që u vra duke mbrojtur italianin