Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora shkëlqeu gjatë hyrjes në Festivalin e Filmit në Venecia ku mbërriti me një varkë, e veshur kuq e zi.
Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa. Ajo e kishte veshur mbi një body të zi dantelle, me geta të zeza dhe taka të larta.
Nuk e dihet nëse përmes kësaj veshjeje Rita ka dashur të përçojë një mesazh apo ka qenë rastësi. Kjo vjen pas polemikave të mëdha për kërcimin e saj me flamurin serb.