Mediat italiane kanë publikuar fotot dhe identitetet e pesë punëtorëve, të cilët mbetën viktimë e një aksidenti të tmerrshëm hekurudhor në Torino.
Detaje tronditëse nga aksidenti tragjik që u mori jetën 5 punëtorëve të hekurudhës
Viktimat e këtij aksidenti janë:
Kevin Laganà, 22 vjeç, nga Vercelli;
Michael Zanera, 34 vjeç, nga Vercelli;
Giuseppe Sorvillo, 43 vjeç, lindur në Capua dhe banues në Brandizzo;
Giuseppe Saverio Lombardo, lindur në Marsala dhe banues në Vercelli;
Giuseppe Aversa.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth mesnatës në linjën Torino-Milano, ndërsa treni ishte bosh dhe po transportonte vagona.
Sipas të dhënave të mediave italiane, treni po udhëtonte me 160 km në orë, çka e ka bërë praktikisht të pamundur shmangien e tragjedisë së rëndë.
Aksident i tmerrshëm në Torino, treni me 160 km/h merr para punëtorët e hekurudhës, 5 të vdekur