Sot në mesditë gjykata e Fierit la në burg pa afat Albi Mecinin që u kap me dy çanta me 21 kg lëndë plasëse të montuar me celular gati për shpërthim me telekomandë në distancë.
Gjithashtu i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje e ndodhur në muajin prill të këtij viti.
29-vjeçari ka kyçur gojën para gjykatës duke mos folur dhe pranuar asgjë. Në emrin e tij foli avokati i tij Klaudio Dhima, i cili i tha gjykatës së nuk ka prova për veprat penale që ai akuzohet.
Sipas avokatit Dhima, lënda plasëse nuk është gjetur në automjetin e Mecinit, por jashtë në rrugë dhe në këto kushte nuk qëndrojnë veprat penale.
Në ngarkim të Mecinit janë dy akuza “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Me tuta, i lidhur me hekura! Ky është 29-vjeçari që do të vriste në Fier