Me tuta të shkurtra dhe një bluzë të bardhë, ashtu sikur u arrestua dje, ka dalë sot përpara gjykatës Albi Mecini, i akuzuar se po përgatiste një vrasje në Fier, por që u parandalua në fund.
Ai u kap ëme dy çanta brenda të cilave kishte eksploziv të montuara me celular për shpërthim në distancë. 29-vjeçari nga Kamza dyshohet se është një ndër autorët e rrëmbimit të bujshëm të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë.
Mëcini bashkë me një të ri tjetër dyshohet se rrëmbyen dy personat në Prill të këtij viti për llogari të një grupi kriminal. Policia ka shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të 29-vjeçarit që ishin bërë gati për të kryer një vrasje. Në kërkim janë shpallur Ervis Cukali, Sebastian Lataj dhe Arafat Manërkolli.
Mecini njihet dhe si miku i ngushtë i Admir Tafilit dhe është akuzuar nga Prokuroria e Korçës si bashkëpunëtor për arratisjen e Tafilit dhe 6 personave të tjerë nga burgu i Drenovës mbrëmjen e 23 Nëntorit 2013.