Prej orëve të para të ditës së sotme fshatrat e Krujës dhe të Fushë Krujës janë rrethuar nga forca të shumta policie.
Fokusi ka qenë në malësinë e Krujës, Nikël, Bilaj, Derven Mazhe, por edhe në Thumanë.
Janë gjetur disa parcela me lëndë narkotike, ndërkohë po punohet për zbulimin dhe kapjen e kultivuesve.