Fansat e Dua Lipës kanë vënë re një detaj në videon që këngëtarja publikoi së fundmi teksa shihej duke gatuar karkaleca.
Artistja 28-vjeçare ishte vendosur pranë një zgare ku kishte përgatitur një pjatë me misër dhe ajo po përdorte enët e kuzhinës për të lëvizur karkalecat.
Menjëherë, fansat vërshuan me komente në rrjetet sociale se videoja nuk ishte “planifikuar dhe modifikuar” siç duhej dhe duke dyshuar te vërtetësia e pjekjes së karkalecave pasi sipas tyre zgara nuk ishte e ndezur.
“Nuk duket se ka ndonjë zjarr poshtë tij. Inskenimi mund të kishte qenë shumë më i mirë,” shkruan një komentues.
“Është shumë e mrekullueshme të rrotullosh një karkalec që as nuk është duke u gatuar,” shkruan në tjetër komentues.
“Unë nuk mund të dëgjoj as zhurmë,” tha dikush me humor.
Gjërat bëhen “familjare”! Dua Lipa prezanton të dashurin e ri me prindërit