-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ali Ahmeti “hakmerret” kundër Kurtit

Kryesoret

Tri javë pas vizitës jozyrtare të kryeministrit Albin Kurti në komunat me shumicë shqiptare, Tetovë e Çair, një vizitë të ngjashme do ta zhvillojë edhe kreu i partisë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me një ekip të tij.

Ahmeti me bashkëpartiakët do të qëndrojnë në komunën e Gjakovës, sipas njoftimit. Në vizitën e tij, Kurti s’e takoi Ahmetin, por disa parti opozitare shqiptare atje. Dhe po të njëjtën gjë do të bëjë edhe Ahmeti.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili do të jetë bashkë me Ahmetin nesër për vizitë në Kosovë, ka thënë për Gazetën Express s’e nuk e kanë në plan ndonjë takim me kryeministrin Kurti. “Nuk kemi në agjendë takim”, tha Grubi shkurt.

Vizita e Kurtit në Tetovë e Çair ngjalli debat se ajo u realizua për t’iu dhënë mbështetje partive opozitare shqiptare. Grubi e kishte akuzuar kryeministrin Kurti se Kosova ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa kishte thënë se këto dy shtete nuk janë përzierë asnjëherë në punët e brendshme të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit