-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E premte e zezë! Vjen njoftimi zyrtar: Si ndodhi vdekja tragjike në Vlorë

Kryesoret

Policia e Vlorës në një njoftim të tretë për mediat ka sqaruar si ndodhi shpërthimi në Selenicë ku vdiq Durim Gllucaj, 56 vjeç. Sipas policisë mëngjesin e sotëm shpërthyer një sobë e vogël me gaz. Nga shpërthimi është dëmtuar Durim Gllucaj, i cili si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, në Selenicë, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën shtetasi Durim Gllucaj, 56 vjeç. Dokumentohet me prova ligjore se në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit Durim Gllucaj, ka shpërthyer bombola e një sobe të vogël me gaz.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, dhe nga ekspertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, të cilët shkuan në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes së raportuar në sallën operative të DVP Vlorë, rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm.

Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit Durim Gllucaj, 56 vjeç, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz. Nga shpërthimi është dëmtuar shtetasi Durim Gllucaj, i cili si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

I plasi në dorë! Si vdiq tragjikisht kryefamiljari në Selenicë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit